Angazhimi për Siguri në Trafik dhe Zhvillim të Infrastruktures në Çair

Zëvendësministrja e Transportit, Kaltrina Zekolli Shaqiri, bashkë me Kryetarin e Komunës së Çairit, Visar Ganiu, Ministrin e Vetëqeverisjes Lokale, Zlatko Perinski, Zëvendësministrin e tij, Erxhan Selimi, dhe Zëvendësministrin e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Gjoko Velkovski, theksuan rëndësinë e një takimi me qytetarët, përfaqësuesit e biznesit dhe shoqërisë civile. Gjatë këtij takimi, u diskutua për përmirësimin e sigurisë në trafik, ngritjen e higjienës publike dhe sfida të tjera që ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e qytetarëve.

Po ashtu, Zekolli Shaqiri prezantoi ndryshimet në Ligjin për Vetëqeverisjen Lokale, të cilat pritet të forcojnë efikasitetin e komunave dhe cilësinë e shërbimeve publike. Ajo theksoi punën e Ministrisë së Transportit për lehtësimin e procedurave burokratike për objektet me karakter publike, duke mundësuar që qytetarët të realizojnë projekte të rëndësishme më shpejt dhe më efikas. Zekolli Shaqiri po ashtu e shoqëroi këtë me angazhimin për zhvillimin e infrastrukturës rrugore, e cila do të kontribuojë në përmirësimin e sigurisë në trafik dhe krijimin e kushteve më të sigurta për qytetarët.

“Do të vazhdojmë të punojmë për një Çair më të zhvilluar dhe për një jetë më cilësore për të gjithë qytetarët!” përfundoi Zëvendësministrja.

E mëparshme Investim mbi 1 miliard euro në energjetikë- zgjidhje e përhershme për ndotjën, zero kosto për amviseritë!

Connect With Us

Lëvizja Demokratike - #Lëviz