Lëvizja Demokratike është përpiluar duke u konsultuar me , intelektualë, afaristë, sektorin civil, sportistë, njerëzit e kulturës dhe arsimit, individë që kanë kritikuar dhe zëshëm kanë folur për të gjitha pakënaqësitë dhe problemet me të cilat ballafaqohet qytetari shqiptar në RMV,e tjerë.
Shtyllat kryesore të programit, te cilat gjatë rrugëtimit te Lidershipit të Lëvizjes Demokratike sigurisht që do te shtohen dhe zgjerohen dhe do i përshteten kohës dhe rethanave.
Në SHBA, një nga thëniet që daton nga shpallja e pavarësisë thotë “çmimi i lirisë është vigjilenca e përjetshme.” Korrupsioni dëmton, dobëson, dhe në fund shkatërron themelet në të cilat qëndron demokracia, prandaj edhe Lëvizja Demokratike do të shpall luftën kundër korrupsionit si prioritet.
Anëtarësimi i plotë i RMV-së në BE paraqet synim parësor i yni që nuk ka alternative, që njëkohësisht përfaqëson edhe vullnetin e shumicës absolute të shqiptarëve në RMV.
Ne, Lëvizja Demokratike e kuptojmë që cilësia e brezave të ardhshëm varet nga cilësia e rinisë sot. Prandaj nuk themi RINIA ËSHTË E ARDHMJA, POR THEMI RINIA ËSHTË E TASHMJA.
Lëvizja Demokratike parasheh ndërtimin e një sistemi shëndetësorë cilësor dhe i cili në qendër të vëmendjes do ta ketë shëndetin e qytetarit
Lëvizja Demokratike do të angazhohet për mundësi të barabarta për çdo qytetar, pa mare pasrasysh gjininë, moshën, kombësinë, duke siguruar mbrojtje sociale kualitative.
UÇK - Ushtria Çlirimtare Kombetare është krenaria e popullit tonë, prandaj Lëvizja Demokratike do të angazhohet fuqishëm që të gjejmë zgjidhje për rregullimin e statusit të ish ushtarëve, familjeve të dëshmorëve dhe invalidëve të luftës.
Lëvizja Demokratike do të angazhohet maksimalisht për avancimin e gjuhes shqipe deri ne barazi të plotë me gjuhën maqedone, barazi kjo që vetëm do e forcojë stabilitetin e vendit dhe lojalitetin e shqiptarëve ndaj shtetit.
Lëvizja Demokratike do të ketë për qëllim përshpejtimin e reformave dhe do të angazhohet për përmirësimin e kornizës ligjore, administrative dhe operacionale për sektorin privat.
Fillimisht, do të luftojmë për çdo fëmijë edhe ata të fshatrave më të largëta t`i sigurojmë mësimin në gjuhen shqipe, që paraqet e drejtë elementare.
Mjedisi jetësor nuk është pronë e kësaj gjenerate, por është amanet i gjeneratave të ardhëshme dhe si i tillë duhet të trajtohet dhe mbrohet në mënyrë adekuate.
Qasja e barabartë e burrave dhe grave në vendimmarrje është parakusht i domosdoshëm për qeverisje demokratike.
Lëvizja Demokratike do të synojë përshpejtimin dhe finalizimin e procesit të reformës në sistemin e vetëqeverisjes lokale.
Synimi ynë është që sportin ta vendosim ndër strategjitë kryesore dhe me mision të reformojmë dhe rikonceptojmë infrastrukturën sportive dhe të përshtasim dhe përmirësojmë ligjet aktuale mbi të cilat zhvillohet sporti. Mbështetjen e Kulturës Lëvizja Demokratike nuk e percepton si subvencion, por si investim për të ardhmen e vendit tonë.
Diaspora, sidomos ajo shqiptare, mbetet ndër instrumentet më të vlefshme ekonomike që ka RMV duke kontribuar deri në 10% te GDP së, prandaj një vëmendje te veçantë do i kushtojmë Diasporës.
Logo dhe ngjyrat oficiale të Lëvizjes Demokratike
HEX: #00acf2
RGB: 0, 173, 242
CMYK: 70.8%, 15.07, 0%, 0%
HEX: #000
RGB: 0, 0, 0
CMYK: 0%, 0%, 0%, 100%
HEX: #FFF
RGB: 255, 255, 255
CMYK: 0%, 0%, 0%, 0%