IZET MEXHITI

Izet Mexhiti lindi më 8 shkurt të vitit 1977, në Shkup.
Shkollën e mesme e kreu pranë gjimnazit “Zef Lush Marku” në Shkup.

Studimet deridiplomike i ka përfunduar pranë Universitetit Shën Qirili dhe Metodi, Fakulteti i Ekonomisë, Dega Menaxhim Financiar dhe Kontabilitet.

Titullin “Magjistër i Shkencave të Ekonomisë” e ka fituar në vitin 2018 me temë “Sfidat bashkëkohore të zhvillimit ekonomik lokal – studim rasti Komuna e Çairit” që gjithashtu i kreu pranë Universitetit Shën Qirili dhe Metodi, Fakulteti i Ekonomisë, Dega Menaxhim Financiar dhe Kontabilitet.

0 VITE NË
SKENËN POLITIKE
0 MANDATE
Kryetar i Komunës së Çairit

Eksperienca e tij profesionale filloi si profesor i lëndëve ekonomike pranë Sh.M.Q.Sh “Arseni Jovkov” gjatë viteve 2001-2003. Më pas vazhdon si bashkëpunëtorë ekonomik në Postën e Maqedonisë deri në vitin 2005.
Gjatë dhe pas sthdimeve Izet Mexhiti në mënyrë aktive participon edhe në sektorin civil me organizata dhe iniciativa rinore.

Në vitin 2005 kandidon dhe zgjidhet kryetar i komunës së Çairit, të cilën detyrë do ta ushtrojë me shumë sukses për 3 mandate rradhazi, mandate këto që karakterizoheshin me fitore të thella ndaj kundërkandidatëve.
Si kryetar i komunës së Çairit përgjatë 3 mandateve veçohet me atë që filloi dhe përfundoi shumë iniciativa në interes të qytetarëve, duke filluar nga ato të infrastrukturës komunale, rrugëve, ndriçimit, e poashtu me përkrahjen e shumë manifestimeve kulturore në Shkup.

Nga pozita e Kryetarit të Komunës së Çairit, ai në vitin 2009 u zgjodh edhe nënkryetar i BNJVL, detyrë të cilën e ushtroi me sukses për një mandat.

Në vitin 2020 Izet Mexhiti garon për deputet në zonën zgjedhore 1 nga edhe ku merr mandatin e deputetit.

Që nga konstituimi i përbërjes së Parlamentit, Izet Mexhiti zgjidhet koordinator i grupit parlamentar të BDI-së, pozitë nga e cila jep dorëheqje me 8 mars të vitit 2021, për arsye parimore.

Sa i përket aktiviteteve në Parlament, Izet Mexhiti bënte pjesë në:

  • Grupin e deputetëve të Parlamentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për bashkëpunim me Parlamentin e Republikës së Shqipërisë, ku ështe kryetar,
  • Grupi i deputetëve të deputetëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut për bashkëpunim me Parlamentin e Republikës së Kosovës, ku është anëtar, dhe
  • Grupi i deputetëve të Parlamentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për bashkëpunim me Kongresin e SHBA-së, ku është anëtar.

Aktivitetin politik e filloi që nga themelimi i partisë së Bashkimit Demokratik për Integrim, ku më pas u zgjodh edhe si kryetar i parë i forumit rinor – dega Qendër.

Në Kongresin e dhjetorit të vitit 2009, përndryshe kongresi i vetëm i BDI ku u votua për anëtarët e kryesisë qëndrore, Izet Mexhiti rezultoi më i votuari dhe morri pozitën nënkryetar i BDI, detyrë që e ushtroi deri më 17 korrik 2023, kur publikisht dorëzoi dorëheqjen e tij, me ç’rast paralajmeroi subjektin e ri politik në skenën politike në RMV, Lëvizjen Demokratike.
Nga 13 gusht 2023, kuvendi themelues i Lëvizjes Demokratike e zgjodhi atë për Kryetar.

Së bashku me deputetët Merita Koxhaxhiku dhe Kasteiot Rexhepi është pjesë e deputetëve të Lëvizjes Demokratike në Parlamentin e RMV-së.

Keni pyetje?

Ne e vlerësojmë shumë që gjetët kohë për të na vizituar. Ju lutemi plotësoni formularin dhe dërgoni pyetjen tuaj.

Info

Boulevard Goce Delchev br.10, Shkup 1000 Maqedonia e Veriut
Parashtroni pyetje apo kërkesë kryetarit

    Lëvizja Demokratike - #Lëviz