Investim mbi 1 miliard euro në energjetikë- zgjidhje e përhershme për ndotjën, zero kosto për amviseritë!

Investim mbi 1 miliard euro në energjetikë – Zgjidhje e përhershme për ndotjen, zero kosto për amvisëritë!

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti, ka shpërndarë lajmin e madh për një investim prej 1 miliard euro në energjetikë, i cili pritet të sjellë ndryshime të rëndësishme për vendin. Ky investim ka si qëllim të eliminojë ndotjen e ajrit dhe të sigurojë stabilitetin energjetik për të ardhmen.

Në takimin e sotëm me udhëheqësinë e “Kazanxhi Holding”, një nga kompanitë më të mëdha në fushën e energjetikës, Mexhiti diskutoi mbi ndërtimin e centraleve kogjenerative me gaz. Ky projekt do të ofrojë një zgjidhje të qëndrueshme për reduktimin e ndotjes, duke përmirësuar cilësinë e jetës dhe duke prodhuar energji elektrike dhe termike për përdorim të gjerë. Gjithashtu, do të përfshijë ndërtimin e rrjetit të dytë të gazit dhe ngrohjes me kushte shumë të favorshme për amvisëritë.

Për më tepër, ky projekt do të ketë zero kosto për amvisëritë, duke siguruar lidhjet në rrjetin e gazit dhe të ujit të ngrohtë pa asnjë pagesë, ndërsa çmimi i gazit natyror do të jetë dukshëm më i ulët se ai në tregjet ndërkombëtare.

Me një investim mbi 1 miliard euro, ky projekt do të forcojë sektorin energjetik të vendit, rrisë pavarësinë energjetike dhe do të ndikojë pozitivisht në përmirësimin e mjedisit dhe kushteve të jetesës.

Si Zëvendëskryeministër i Parë dhe Ministër i Mjedisit, Izet Mexhiti është i angazhuar për realizimin e këtyre projekteve që do të kenë ndikim të drejtpërdrejtë në të ardhmen e vendit dhe qytetarëve. Ai theksoi se puna për një të ardhme të sigurt energjetike dhe një ambient të pastër do të vazhdojë me angazhim të madh.

E mëparshme Tre Vjet Qëndresë: Ukraina dhe Lufta për Liri

Connect With Us

Lëvizja Demokratike - #Lëviz