Ditën e fundit të qëndrimit të Liderëve të LEN në Uashington e kaluan në Bibliotekën e Kongresit, ku përveç vizitës në hapësirat e një biblioteke madhështore – që është bërë një adresë gjithëbotërore e librit – kishin mundësi të takohen edhe me një pjesë të komunitetit shqiptar në kryeqendrën e SHBA-së.
Vizitat dhe takimet e tilla janë gjithnjë mbresëlënëse dhe shpresëdhënëse se, megjithatë, shqiptarët kanë potencial intelektual që mund të prodhojë dhe ofrojë më shumë për kombin.