Me kënaqësi të veçantë, mirëpritëm Kryeministrin e Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, në një vizitë pune të frytshme, konstruktive dhe vëllazërore. Gjatë takimit, diskutuar çështje të rëndësishme për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve tona, me fokus të veçantë në lidhjet tona të forta që synojmë t’i forcojmë edhe më tej.
Ky takim shënon një hap të rëndësishëm për të ardhmen e përbashkët të rajonit, duke demonstruar bashkëpunimin e ngushtë dhe të suksesshëm mes Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Kosovës. Përmes këtij bashkëpunimi, synojmë të përmirësojmë pozitën tonë në nivel rajonal dhe ndërkombëtar.
Mirë se erdhe, Kryeministër!