Muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit na kujton detyrimin që kemi si shoqëri, të flasim, të informojmë, të mbështesim dhe të mos heshtim.
Sepse heshtja shpesh është armiku më i madh.
Vetëdijësimi shpëton jetë. Kontrolli i rregullt shpëton jetë. Solidariteti shpëton jetë.
Sonte mbrëmja e organizuar nga Forumi i Gruas Vlen në bashkëpunim me Departamentin e Kulturës, është një thirrje për reflektim dhe për veprim. Përmes artit dhe humanizmit, sonte ne dërgojmë një mesazh që nuk njeh kufij: se çdo grua që lufton kancerin e gjirit nuk është vetëm. Ato kanë pranë familjen, shoqërinë, institucionet dhe secilin prej nesh.
