Takimi me Kuvendin Studentor të Universitetit “Nënë Tereza”

Në takimin e sotëm me Kuvendin Studentor të Universitetit “Nënë Tereza” në objektin e Qeverisë, Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor theksoi rëndësinë e studentëve si subjekte të palodhshme të ndryshimeve shoqërore. Gjatë këtij takimi, u diskutua për sfidat dhe nevojat e studentëve, të cilët janë një burim i fuqishëm i ndryshimeve për një shoqëri më të mirë.

Zëvendëskryeministri shprehu përkushtimin e Qeverisë për të mbështetur universitetet dhe studentët, duke theksuar se një nga prioritetet e Qeverisë është përmirësimi i kushteve akademike dhe jetës studentore. Ai dëgjoi me vëmendje kërkesat e studentëve dhe premtoi që ato do të adresohen në kohë.

Në fokus të kërkesave të studentëve janë: rimëkëmbja e cilësisë në arsim, rregullimi i kampusit të Universitetit “Nënë Tereza”, dhe zgjidhja e çështjes së shujtës subvencionuar, të cilat janë përfshirë në planin e Qeverisë për të përmirësuar kushtet për studentët.

Ky ishte takimi i parë, por do të jenë të shumta dhe të rregullta ato që do të pasojnë, pasi lidhjet mes Qeverisë dhe studentëve do të mbeten gjithmonë të ngushta dhe përherë të afërta.

 

E mëparshme Takim me Ambasadorin e Francës në Maqedoninë e Veriut, SH.T. Cyrille Baumgartner

Connect With Us

Lëvizja Demokratike - #Lëviz