Takimi me banorët e fshatit Gaber që jetojnë në Çair dhe rrethinë

Sonte takova banorët e fshatit Gaber që jetojnë në Çair dhe rrethinë, ku diskutuam për kërkesat e tyre lidhur me infrastrukturën dhe veçanërisht me rrugën që çon në këtë fshat.
Banorëve u përcolla lajmin e mirë se rikonstruksioni i rrugës ka nisur, dhe se ky projekt do të sjellë lehtësira të mëdha për ta, kështu duke i dhënë fund një problemi shumëvjeçar dhe duke lehtësuar qasjen e tyre drejt vendlindjes.
Kjo është qeverisja jonë, e përkushtuar ndaj zhvillimit të barabartë të çdo zone dhe respektit për nevojat e secilit qytetar.
Falënderoj banorët e Gaberit për besimin, mbështetjen dhe bashkëpunimin e tyre të sinqertë. Dera ime do të jetë gjithmonë e hapur për ta, si për të dëgjuar, ashtu edhe për të vepruar.
E mëparshme Asfaltimi përfundimtar i rrugës “5 Maji” në Serovë

Connect With Us

Lëvizja Demokratike - #Lëviz