Sot, në rrugën “5 Maji” në Serovë, po vihet pika e fundit mbi një projekt madhor: asfaltimi përfundimtar i rrugës.
Ky projekt, me vlerë 5 milionë denarë, është financuar nga Qeveria dhe synon përmirësimin e kushteve për qarkullim, siguri dhe zhvillim të zonës.
Me këtë investim, Serova po konsolidohet si një hapësirë banesore dhe biznesore më funksionale, duke rritur cilësinë e jetesës për banorët dhe duke krijuar kushte të favorshme për aktivitet ekonomik.
