Gjatë vitit të parë të mandatit tonë, një nga prioritetet kryesore pas ndërtimit të bulevardit “Cvetan Dimov” do të jetë shndërrimi i rrugës “Mid’hat Frashëri” (ish “Brigada Maqedono-Kosovare”) në një bulevard modern me gjatësi 1.850 metra dhe profil 25 metra, në bashkëpunim të ngushtë me qytetin e Shkupit.
Ky bulevard do të ketë 4 korsi, shtigje për biçikleta e këmbësorë, si dhe gjelbërim ndërmjet korsive. Ai do të ofrojë më shumë siguri, funksionalitet dhe estetikë për banorët, duke ulur vonesat dhe rritur efikasitetin e transportit urban.
Bulevardi i ri “Mid’hat Frashëri” do të lidhet drejtpërdrejt me rrugën “Xhon Kenedi”, duke lehtësuar qasjen e studentëve drejt universiteteve dhe duke forcuar lidhjen mes Çairit, Shuto Orizarës dhe Qendrës së Shkupit.
Në fazën pasuese parashikohet edhe shndërrimi i rrugës “Xhon Kenedi” në bulevard, duke ndërtuar kështu një qark të ri urban, funksional dhe bashkëkohor për të gjithë qytetarët.
