Takimi me Ambasadorin e Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, z. Denion Meidani

Në ditët e para të qeverisjes sonë, u zhvillua një takim i rëndësishëm me Ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, z. Denion Meidani, të cilit i urova suksese në angazhimin e tij të ri. Takimi ishte një bisedë e këndshme dhe vëllazërore, e cila u fokusua në lidhjet e forta politike, historike dhe kulturore mes dy vendeve tona. Këto lidhje janë bazë e rëndësishme për bashkëpunimin tonë të ngushtë.

Përkujtuam se marrëdhëniet tona janë të thella dhe të shumështresuara, dhe u zotuam për thellimin dhe zgjerimin e mëtejshëm të bashkëpunimit mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë. Gjatë qeverisjes sonë, do të përkushtohemi për nxitjen e partneritetit në fusha kyçe si turizmi, arsimi, ekonomia dhe kultura, gjithmonë në interes të qytetarëve tanë.

 

E mëparshme KALOJMË NË VEPRIM!

Connect With Us

Lëvizja Demokratike - #Lëviz