Për të realizuar zotimet programore, fillon koordinimi i rregullt me ministrat e koalicionit VLEN, të cilët do të sigurojnë efikasitet të lartë qeveritar. Koordinimi do të përfshijë gjithashtu zëvendësministrat dhe kuadrot e tjerë të emëruar nga ky koalicion. Qeveria mbetet plotësisht e përkushtuar në zbatimin e premtimeve dhe politikave për të adresuar problemet e qytetarëve, me fokus te përmirësimi i standardit të jetesës. Fokusi kryesor është avancimi i perspektivës për anëtarësim në BE, lufta kundër korrupsionit, zhvillimi ekonomik dhe decentralizimi i pushtetit tek komunat. Me një plan dhe vizion të qartë, do të punojmë pa ndalur për rezultate të prekshme brenda afateve të përcaktuara. Së bashku me kryetarin e Kuvendit dhe deputetët e koalicionit, do të propozojmë dhe miratojmë zgjidhje ligjore të nevojshme.