Pata nderin të takohem sot me Ambasadorin e Republikës së Turqisë në Maqedoninë e Veriut, E.T. Fatih Ullusoj. Gjatë këtij takimi të rëndësishëm, shpreha mirënjohjen time të thellë për mbështetjen e vazhdueshme dhe të palodhur që Republika e Turqisë ka ofruar për vendin tonë. Ambasadori Ullusoj ritheksoi angazhimin e palëkundur të Turqisë për të vazhduar këtë mbështetje edhe në të ardhmen.
Një nga temat kryesore të diskutimit ishte bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes së mjedisit, ku do të fokusohemi në menaxhimin e qëndrueshëm të ujërave, një prioritet kyç për të dyja vendet. Ky angazhim është mbështetur edhe nga Memorandumi për Bashkëpunim i nënshkruar nga qeveritë e Maqedonisë së Veriut dhe Turqisë.
Jam i sigurt që ky partneritet do të sjellë përfitime të shumta për të dyja palët dhe do të forcojë lidhjet tona dypalëshe edhe më tej.