Gjermania ka qenë dhe mbetet një shtyllë e rëndësishme dhe një partner strategjik për Ballkanin Perëndimor, duke luajtur një rol kyç në zhvillimin ekonomik dhe stabilitetin e rajonit. Në këtë kontekst të ngushtimit të bashkëpunimit, Zëvendëskryeministri i Parë pati kënaqësinë e veçantë të takohej me ambasadoren e Republikës Federale të Gjermanisë në Maqedoninë e Veriut, znj. Petra Dreksler.
Gjatë këtij takimi produktiv, u diskutuan një sërë temash të rëndësishme, duke përfshirë sfidat dhe planet që përballet Qeveria e re. U fokusuam veçanërisht në angazhimet tona për procesin e dekarbonizimit dhe shfrytëzimin e burimeve të rinovueshme të energjisë, që janë thelbësore për një ambient më të shëndetshëm dhe të gjelbër për vendin tonë.
Gjermania ka qenë gjithmonë një mbështetëse e fuqishme në rrugën tonë të progresit dhe përmbushjes së angazhimeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe komunitetin euroatlantik. Kjo mbështetje ka qenë kyçe për realizimin e reformave dhe zhvillimin e vendit. Ne jemi të angazhuar dhe të vendosur të vazhdojmë dhe të forcojmë këtë bashkëpunim të ngushtë me Gjermaninë, duke punuar së bashku në fusha të ndryshme, përfshirë ekonominë, energjinë dhe mjedisin.