Samiti i Komunitetit Politik Evropian (EPC Summit) i mbajtur në Londër shënoi një ngjarje të rëndësishme për forcimin e bashkëpunimit dhe dialogut ndërmjet shteteve të Evropës. Gjatë këtij samiti, Zëvendëskryeministri i Parë, bashkë me Kryeministrin z. Mickoski dhe Ministren e Energjetikës, znj. Sanja Bozhinovska, pati një takim konstruktiv me Presidentin e Këshillit të Evropës, z. Charles Michel.
Në këtë takim, u theksua rëndësia e bashkëpunimit të ngushtë me institucionet evropiane për të përmbushur qëllimet strategjike të Maqedonisë së Veriut, me fokus të veçantë në fushat e mjedisit dhe energjisë. U diskutua gjithashtu për sfidat dhe mundësitë që paraqiten për vendin, duke theksuar angazhimin e Qeverisë për reformat e nevojshme dhe forcimin e rrugës drejt integrimit evropian.
Samiti në Londër ishte një hap i rëndësishëm në realizimin e këtyre qëllimeve, dhe qeveria është e bindur se bashkëpunimi i ngushtë me Këshillin e Evropës dhe institucionet tjera do të sjellë rezultate pozitive për Maqedoninë e Veriut.