Takimi me Presidentin Zelensky në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Evropian (EPC Summit)

Gjatë qëndrimit në Londër, në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Evropian (EPC Summit), Zëvendëskryeministri i Parë, bashkë me Kryeministrin, z. Hristijan Mickoski, realizuan takime të rëndësishme me liderë dhe përfaqësues ndërkombëtarë. Një nga momentet kyçe ishte takimi me Presidentin e Ukrainës, z. Volodymyr Zelensky.

Në këtë takim, u diskutuan çështje kyçe që prekin rajonin, si sfidat e sigurisë dhe perspektivat për vendet tona. Theksuama nevojën e integrimit në strukturat euroatlantike, duke e konsideruar këtë proces si një mundësi për të siguruar një të ardhme më të begatë dhe më të sigurt për qytetarët e Maqedonisë së Veriut.

Po ashtu, u fol për rëndësinë e bashkëpunimit rajonal dhe ndërkombëtar për përballimin e sfidave të përbashkëta. Zëvendëskryeministri i Parë theksoi mbështetjen e fortë të aleatëve strategjikë si Britania e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilët janë mbështetës të fuqishëm të aspiratave euroatlantike të Maqedonisë së Veriut.

Këto takime forcojnë lidhjet ndërkombëtare dhe janë një shtysë e rëndësishme për avancimin e agjendës sonë për anëtarësimin në strukturat euroatlantike, duke kontribuar në ndërtimin e një të ardhmeje të qëndrueshme dhe të begatë për Maqedoninë e Veriut dhe rajonin.

E mëparshme Seanca e Rregullt e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut

Connect With Us

Lëvizja Demokratike - #Lëviz