Sot, Zëvendëskryeministri i Parë pati privilegjin të mirëpresë Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Maqedoninë e Veriut, z. Methju Loson. Gjatë këtij takimi, u diskutua për rëndësinë e marrëdhënieve mes Maqedonisë së Veriut dhe Mbretërisë së Bashkuar, të cilat kanë luajtur një rol kyç në promovimin e paqes, stabilitetit dhe zhvillimit ekonomik global.
Bashkëpunimi mes dy vendeve është i rëndësishëm për avancimin në fusha të ndryshme, duke përfshirë mjedisin, ekonominë dhe integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut. Zëvendëskryeministri shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar dhe theksoi rëndësinë e këtij partneriteti për arritjen e qëllimeve strategjike të vendit.
Në fund, u shpreh gatishmëria për të vazhduar punën e ngushtë dhe për të ndërtuar një të ardhme më të qëndrueshme dhe prosperuese për Maqedoninë e Veriut dhe rajonin.