Takimi me Ambasadorin e Bashkimit Evropian, SH.T. David Geer

Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, realizoi një takim të rëndësishëm me Ambasadorin e Bashkimit Evropian, SH.T. David Geer. Gjatë bisedës, u rikonfirmua qëndrimi i palëkundur i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut për integrimin e vendit në Bashkimin Evropian, duke e theksuar këtë si caku kryesor politik.

Fokusi i bisedës ishte lufta ndaj krimit, korrupsionit dhe forcimi i shtetit të së drejtës, që janë prioritetet e përditshme të qeverisjes, të cilat synojnë përmbushjen e standardeve evropiane. Po ashtu, Zëvendëskryeministri falënderoi Delegacionin e BE-së për mbështetje të pakursyer në realizimin e projekteve kapitale të infrastrukturës dhe në përpjekjet për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Në takim u diskutua gjithashtu për statusin e projekteve aktuale të financuara nga fondet e BE-së, si dhe për sfidat dhe angazhimin e Ministrisë për përshpejtimin e proceseve të realizimit të aktiviteteve në kuadër të Programit Operativ Sektorial për Mjedisin Jetësor dhe Veprimin Klimatik. Qeveria e Maqedonisë së Veriut është e përkushtuar të ruajë frymën evropiane dhe të përmbushë angazhimet ndaj Bashkimit Evropian, një prioritet i panegociueshëm për të ardhmen e vendit.

E mëparshme Takimi me Ambasadorin e Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, z. Denion Meidani

Connect With Us

Lëvizja Demokratike - #Lëviz