Sot, u realizua një takim i rëndësishëm me Ambasadoren e Zvicrës, znj. Véronique Hulmann, gjatë të cilit u diskutuan çështje të rëndësishme që prekin bashkëpunimin dypalësh. Në fokus të diskutimit ishin investimet zvicerane në projekte mjedisore, të cilat janë thelbësore për përmirësimin e cilësisë së jetës në Maqedoninë e Veriut. Po ashtu, u bisedua për investimet në fusha të tjera, përfshirë arsimin dhe kulturën, të cilat kontribuojnë ndjeshëm në zhvillimin dhe emancipimin e shoqërisë.
Në fund të takimit, u shprehën falënderimet për mbështetjen e vazhdueshme të Zvicrës dhe për bashkëpunimin e shkëlqyer ndër vite. Ky bashkëpunim është një dëshmi e fortë e miqësisë dhe solidaritetit midis dy vendeve, dhe është i bindur se ai do të vazhdojë të sjellë përfitime të mëdha për qytetarët dhe vendin në të ardhmen.