Norvegjia do të vazhdojë t’i financojë projektet strategjike të vendit tonë

Në takimin e sotëm, u zhvillua një bisedë e frytshme me ambasadoren e Mbretërisë së Norvegjisë, E.S. Kristin Melsom. Gjatë takimit, u prezantuan prioritetet dhe projektet më të rëndësishme të Maqedonisë së Veriut në fushën e mjedisit, përfshirë ndërtimin e impianteve të trajtimit, dekarbonizimin dhe ngritjen e sistemit rajonal të menaxhimit të mbeturinave.

Ambasadorja Melsom e uroi për detyrën e re si zëvendëskryeministër dhe ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, duke shprehur besimin e saj se Norvegjia do të vazhdojë të mbështesë synimet dhe prioritetet strategjike të Maqedonisë së Veriut, përfshirë anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Përmes këtij angazhimi, Norvegjia do të vazhdojë të kontribuojë në zhvillimin e qëndrueshëm dhe përmbushjen e objektivave mjedisore të vendit tonë.

E mëparshme Emërimi i Zëvendësministrave të Rinj: Një Hapi i Rëndësishëm për Zhvillimin e Vendit

Connect With Us

Lëvizja Demokratike - #Lëviz