Sot, përfundimisht mbyllëm deponinë ilegale, në Nikushak

Sot, përfundimisht mbyllëm deponinë ilegale, në Nikushak.
Duke u bazuar në Ligjin për Administratën Shtetërore dhe Ligjin për Mjedisin, duke respektuar parimin e mbrojtjes së lartë dhe të parandalimit të pasojave të dëmshme për mjedisin dhe shëndetin publik, sot nënshkruajta urdhëresën për mbylljen e lokacionit jostandard të hedhjes së mbeturinave në fshatin Nikushtak, Komuna e Likovës.
Ky vendim u mor për të parandaluar pasojat e dëmshme që shkaktohen nga depozitimi i pakontrolluar i mbeturinave, dhe për të siguruar një nivel më të lartë të mbrojtjes së mjedisit jetësor.
Qëllimi ynë është të krijojmë kushte më të mira, ambient të pastër e të shëndetshëm për qytetarët tanë. Dhe si Ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, mbetem i përkushtuar në zbatimin e politikave që mbrojnë natyrën, shëndetin dhe cilësinë e jetës.
E mëparshme Rruga 157 në Gazi Babë, ku punimet po ecin me ritëm të shpejtë…

Connect With Us

Lëvizja Demokratike - #Lëviz