Çdo premtim duhet të kthehet në vepër, dhe këtë po e dëshmojmë çdo ditë në terren.
Sot vizitova rrugën 157 në Gazi Babë, ku punimet po ecin me ritëm të shpejtë. Kanalizimi atmosferik është pothuajse i përfunduar dhe shumë shpejt lidhet me gypin kryesor në bulevard, ndërsa paralelisht po realizohet edhe rrjeti i ri i ujësjellësit. Ky projekt do t’i shërbejë drejtpërdrejt rreth 90 familjeve të lagjes, duke përmirësuar ndjeshëm kushtet e jetesës së tyre. Pas përfundimit të punimeve nëntokësore do të vijohet menjëherë me asfaltimin e rrugës dhe vendosjen e ndriçimit publik modern.
Kushtet atmosferike janë të favorshme, dhe jemi të përkushtuar që punimet të përfundojnë në një afat sa më të shkurtër.
Çairi dhe lagjet e tij meritojnë standarde të reja e moderne infrastrukturore, dhe ne po i realizojmë.
