Sot, në seancën solemne të Qeverisë, shënuam 24-vjetorin e Marrëveshjes së Ohrit

Sot, në seancën solemne të Qeverisë, shënuam 24-vjetorin e Marrëveshjes së Ohrit, akti politik që i dha fund konfliktit, hapi rrugën e paqes dhe vendosi themelet e shtetit tonë modern.
Kjo marrëveshje është garancia e barazisë, përfshirjes dhe drejtësisë për çdo qytetar, për të gjitha komunitetet, dhe për këtë arsye ne e zbatojmë dhe e respektojmë me përpikëri çdo ditë. Ajo mbetet angazhimi ynë i përditshëm për të ndërtuar një Maqedoni të Veriut ku të gjithë ndihen të barabartë dhe të përfaqësuar.
Në këtë frymë, po përforcojmë përdorimin e gjuhës shqipe, ndërtojmë institucione multietnike që pasqyrojnë shoqërinë tonë, reformojmë drejtësinë dhe fuqizojmë demokracinë lokale. Diversiteti nuk është pengesë, por është pasuria jonë më e madhe, dhe Marrëveshja e Ohrit është garancia që kjo pasuri të mbrohet, të respektohet dhe të zhvillohet për gjeneratat që vijnë.
E mëparshme Çerdhja më e madhe në Maqedoni hapi sot dyert për fëmijët, në zemër të Çairit

Connect With Us

Lëvizja Demokratike - #Lëviz