Sonte hapëm edhe shtabin e fitores në nëndegën Ukshin Hoti!
Banorët e kësaj zone e kanë dhënë qartë mesazhin, 19 tetori do të jetë dita e triumfit tonë të madh. Energjia dhe mbështetja që po marrim çdo ditë nga qytetarët tregojnë se rruga e fitores është e hapur dhe e sigurt.
Kundërshtarët tanë kanë mbetur pa fuqi, pa besim dhe pa njerëz. Çairi ua ka kthyer shpinën, sepse ka parë qartë se kush kanë qenë dhe çfarë kanë bërë.
Edhe nëndega Ukshin Hoti sot është boshti i kësaj fitoreje. Nga këtu, nis fuqishëm mesazhi i ndryshimit, i bashkimit të qytetarëve drejt një qeverisje të drejt e për qytetarët!
Numri ynë është 7. 19 tetori po vjen, dhe fitorja do të jetë madhështore!
