Sonte e hapëm shtabin e fitores në nëndegën “Hamëz Jashari”!
Me emrin e një prej heronjve më të ndritur të kombit, kjo nëndegë nga sot është shtëpia e të gjithë qytetarëve që besojnë në ndryshim, zhvillim dhe drejtësi. Këtu nis kapitulli i fitores, ku qytetarët bashkohen me ne për ta çuar Çairin drejt së ardhmes që e meriton.
Çairasit e dinë mirë kush jemi dhe çfarë kemi bërë. Ne sollëm investime të prekshme: rrugë moderne me ndriçim, kanalizime funksionale, shkolla të rindërtuara, shkolla të reja e çerdhe për fëmijët tanë. Ne i dhamë jetë kampusit universitar “Nëna Terezë” dhe sheshit “Skënderbeu”, projekte që ia dhanë Çairit fytyrën e një qyteti evropian.
E në anën tjetër, ata që sot as emër nuk kanë, e izoluan Çairin. E lanë pas dore, e varfëruan dhe e ngushtuan në çdo drejtim. Nuk sollën as investime, as zhvillim, as shpresë për qytetarët. Vetëm premtime të rrejshme dhe dështime pa fund.
Sot dallimi shihet qartë: ne jemi forca e zhvillimit, ata janë simboli i braktisjes.
Prandaj, më 19 tetor, fitorja jonë do të jetë e madhe, e thellë dhe e sigurt. Sepse jemi një zë me qytetarët, bashkë me ta po e ndërtojmë Çairin e së ardhmes, një Çair krenar, modern dhe evropian!
