Mbrëmë, në nëndegën “Liria”, hapëm shtabin e VLEN, që do të jetë fortesa e mobilizimit dhe fuqisë sonë politike. Ky është vendi ku bashkohen vizioni, vendosmëria dhe besimi i qytetarëve për ta çuar përpara ndryshimin që VLEN përfaqëson.
Rritja e fuqishme e VLEN është tashmë e dukshme kudo. Qytetarët janë në rrugën tonë, sepse shohin tek ne shpresën dhe garancinë për drejtësi, barazi dhe zhvillim. Ata e kanë kuptuar se kjo është koha e vërtetë për qeverisje të ndershme.
Kundërshtarët tanë janë të lodhur dhe pa vizion. Ata janë simbol i padrejtësive, korrupsionit dhe dështimeve të së kaluarës. Sot ata ndjejnë frikën e humbjes, sepse përballë tyre qëndron fuqia e qytetarëve dhe rritja e pandalshme e VLEN.
Ky shtab i “Lirisë”, do sjell lirinë për shqiptarët, dhe fitoren madheshtore të 19 tetorit!
Të gjithë bashkë, vetëm për Çairin!
