Rruga “Maksut Sadik” po rikonstruohet tërësisht me standarde moderne dhe evropiane.

Rruga “Maksut Sadik” po rikonstruohet tërësisht me standarde moderne dhe evropiane. Ky aks rrugor ka një rëndësi të veçantë, pasi lidh lagjet e Çairit me bulevardin “Nikola Karev” dhe me Universitetin “Nëna Terezë”, ku pritet të ndërtohet kampusi modern universitar. Investimi garanton zhvillim urban, qarkullim më të lehtë dhe më shumë mundësi për banorët e kësaj zone.
Ky projekt, me vlerë rreth 220.000 euro, realizohet me mbështetje të Qeverisë në kuadër të Programit për projekte infrastrukturore komunale për vitin 2025. Punimet po zhvillohen me dinamikë të lartë dhe pritet të përfundojnë brenda dy javësh.
Ky investim është tregues i qartë se kur institucionet qendrore dhe ato lokale bashkëpunojnë, rezultatet shihen në terren dhe ndikojnë drejtpërdrejt në përmirësimin e jetës së qytetarëve.
Kundërshtarët tanë për vite të tëra nuk sollën asgjë për këtë komunë, përveç premtimeve boshe. Sot, Çairi sheh ndryshimin me vepra të prekshme, jo me fjalë.
Ky është veç fillimi. Çairi ka potencial, ka forcë dhe me mbështetjen e qytetarëve më 19 tetor, do të ketë zhvillimin dhe fitoren që e meriton.
E mëparshme Takimi me z. Matteo Mecacci, Shefin e Misionit për Vëzhgimin e Zgjedhjeve Lokale të OSBE/ODIHR.

Connect With Us

Lëvizja Demokratike - #Lëviz