Takimi me z. Matteo Mecacci, Shefin e Misionit për Vëzhgimin e Zgjedhjeve Lokale të OSBE/ODIHR.

Sot zhvillova një takim me z. Matteo Mecacci, Shefin e Misionit për Vëzhgimin e Zgjedhjeve Lokale të OSBE/ODIHR.
Diskutuam mbi rëndësinë e këtyre zgjedhjeve për të ardhmen e vendit tonë dhe domosdoshmërinë që ato të zhvillohen në një atmosferë të qetë dhe të sigurt. Siguria maksimale është parakusht, por mbi të gjitha thelbësore mbetet që qytetarët të kenë mundësinë të zgjedhin lirshëm dhe në mënyrë demokratike.
Institucionet shtetërore, shoqëria civile dhe të gjithë aktorët politikë kanë përgjegjësinë e përbashkët për të garantuar një proces zgjedhor transparent, të drejtë dhe në përputhje me standardet më të larta ndërkombëtare. Vetëm në këtë mënyrë mund të forcojmë besimin e qytetarëve në demokraci, dhe të ndërtojmë një shtet të drejtë dhe ligjor.
E mëparshme Adem Jashari në Serovë, sonte u ngrit një tjetër shtab i fuqishëm i VLEN-it

Connect With Us

Lëvizja Demokratike - #Lëviz