Situata në Trubarevë është nën kontroll të plotë
Sot, në Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor zhvilluam një brifing me mediat lidhur me gjendjen pas zjarrit në deponinë e mbetjeve elektronike në Trubarevë.
Qytetarët meritojnë transparencë dhe informim të drejtëpërdrejtë.
Të gjitha institucionet kanë qenë të angazhuara që nga momenti i parë, janë marrë masat e nevojshme, zona është siguruar dhe po monitorohet në vazhdimësi.
Sipas informacioneve nga Drejtoria për Mjedis Jetësor, Inspektorati Shtetëror dhe ekipi shkencor i Universitetit “Goce Dellçev”, nga Shtipi, situata është normalizuar, dhe në ndërkohë janë vendosur stacione matëse për cilësinë e ajrit dhe priten rezultatet e para brenda javës.
Instituti i Shëndetit Publik gjithashtu njoftoi sot se nuk ka rritje të rrezatimit në tokë apo në ajër, gjë që është një sinjal pozitiv për sigurinë e qytetarëve.
Ne mbetemi të përkushtuar për mbrojtjen e shëndetit publik dhe mjedisit dhe do t’i informojmë qytetarët menjëherë sapo të jenë gati analizat laboratorike përfundimtare.
