Rruga në Graçan është simbol i rikthimit të shpresës dhe vulë e ndryshimit.

Në mes të fshatit, banorët e Graçanit shtruan një drekë si shenjë mikëpritjeje e përurimi për rrugën e re. Në fakt, më shumë se asfalt, rruga në Graçan është simbol i rikthimit të shpresës dhe vulë e ndryshimit.
Dikur pa rrugë e me vështirësi të lëvizjes, tash jeta në Graçan po ringjallet. Dora e shtetit, aq shumë e munguar në këtë fshat, ka mbërritur në Graçan, duke e rregulluar rrugën, që ishte kërkesë e kahmotshme e banorëve.
Gjatë bisedës me banorët, i sigurova që Graçani nuk do të harrohet më kurrë! Sepse Graçani nuk është thjesht një emër në hartë, por një histori krenare e kujtim i gjallë i njerëzve që nuk u dorëzuan kurrë, duke jetuar në vatrat e të parëve.
E shtunja e parë e tetorit ishte preludi i një faqe të re politike, ku asnjë vend nuk do lihet pas. Sepse jam dhe do të jem gjithmonë me ata që kanë nevojë më shumë.
E mëparshme Qendra Rinore, një hapësirë moderne për krijimtari, dije dhe inovacion, është projekt kapital, që do t’iu shërbejë të rinjve të Çairit.

Connect With Us

Lëvizja Demokratike - #Lëviz