Qendra Rinore, një hapësirë moderne për krijimtari, dije dhe inovacion, është projekt kapital, që do t’iu shërbejë të rinjve të Çairit.

Çairin do ta shndërrojmë në shtëpi të ideve të reja, ku rinia zhvillohet e përparon. Qendra Rinore, një hapësirë moderne për krijimtari, dije dhe inovacion, është projekt kapital, që do t’iu shërbejë të rinjve të Çairit.
Sot, bashkë me profesorin Ariton Rama, kandidatin për këshilltarë komune në Çair, prezantuam Qendrën Rinore, një nga projektet më të rëndësishme dhe më të dashura për të ardhmen e komunës tonë.
Qendra do të jetë më shumë se një godinë, ngase do të jetë zemra e zhvillimit rinor, ku të rinjtë tanë do të mësojnë, krijojnë dhe kontribuojnë në ndërtimin e një Çairi modern, digjital dhe përparimtar.
Katër shtyllat e saj do të jenë:
1. Bibliotekë dhe sallë ligjëratash-për dije dhe ngjarje kulturore.
2. Qendër Digjitale dhe Laborator të intelegjencës artificiale-për trajnime në programim dhe mbështetje për start-up-e rinore.
3. Akademi STEM – për teknologji, shkencë, art dhe matematikë.
4. Hapësira kreative dhe teatrore-për shprehje të lirë dhe aktivitete kulturore.
Të rinjtë tanë kanë ide, pasion dhe potencial, ndërsa detyra e përgjegjësia jonë është t’ua ndërtojmë kushtet e hapësirat që meritojnë.
Çairi është qytet studenti, e tash do të bëhet edhe qendër e inovacionit dhe energjisë rinore. Kjo është rruga jonë drejt së ardhmes!
E mëparshme Takuam qindra qytetarë e përkrahës të vizionit tonë në Rahçe e Kopanicë, duke u zotuar për investime, zhvillim dhe progres.

Connect With Us

Lëvizja Demokratike - #Lëviz