Takuam qindra qytetarë e përkrahës të vizionit tonë në Rahçe e Kopanicë, duke u zotuar për investime, zhvillim dhe progres.

Bashkë me kandidatin tonë për Sarajin, Muhamet Elmazin, takuam qindra qytetarë e përkrahës të vizionit tonë në Rahçe e Kopanicë, duke u zotuar për investime, zhvillim dhe progres.
Në Rahçe, nga ku vjen deputetja e jonë, Feride Haxhiu, shpalosëm programin e projektet e hartuara për këto zona. Pas Rahçes, vizituam Kopanicën, ku qielli i ndriçuar i nga fishekzjarret e shumta ishte sihariqi i fitores sonë të madhe më 19 tetor.
Atmosfera e ngrohtë dhe mikpritja e jashtëzakonshme treguan qartë se jemi në rrugën e duhur dhe të drejtë. Koalicioni ynë është dhe mbetet vetëm me qytetarin, të cilit i shërbejmë çdo ditë, me përkushtim e vizion dhe pa u ndalur.
Më 19 tetor, nis epoka e re e Sarajit, me investime të shumta e projekte konkrete, që do ta ndryshojnë fytyrën e qytetit. Mos harroni: 19 është data, e diel është dita, dhe VLEN është emri i fitores së madhe.
E mëparshme Klubi futbollistik “Albarsa” nga Shkupi, një hapësirë ku talentet potenciale të fëmijve zhvillohen e farkëtohen më dashuri e profesionalizëm.

Connect With Us

Lëvizja Demokratike - #Lëviz