Projekti në vlerë mbi 6 milionë denarë në Gazi Babë

I pamë nga afër punimet në rrugën “Bajram Shabani” në Gazi Babë, të cilat synojnë përmirësimin e furnizimit me ujë të pijshëm, për banorët e kësaj zone.
Projekti në vlerë mbi 6 milionë denarë, përfshin ndërtimin e një gypi të ri me profil DN 280 mm dhe gjatësi 235 metra, duke zëvendësuar rrjetin ekzistues. Me këtë ndërhyrje, eliminohen ndërprerjet e shpeshta dhe furnizimi i pamjaftueshëm, duke garantuar furnizim stabil me ujë, presion i përmirësuar i ujit përgjatë të gjithë rrugës.
Ky projekt realizohet nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, në bashkëpunim me Komunën e Çairit, dhe synon sigurimin e aksesit të vazhdueshëm dhe ujë të pijshëm për banorët.
E mëparshme Ky është Shtabi FITUES i 19 tetorit, shtabi që do ta vulosë fitoren më të madhe ndonjëherë!

Connect With Us

Lëvizja Demokratike - #Lëviz