Për fëmijët tanë. Për të ardhmen e tyre. Për gëzimin e çdo familjeje

Takimi i djeshëm me fëmijët në Fushë Topanë, ishte më i bukuri!
Lagjja ishte e mbushur me fëmijë. Zërat e tyre dëgjoheshin gjithëandej, ndërsa lojërat e tyre ishin gjëja më e bukur që mund ta shihje. Në pafajësinë dhe çiltërsinë e tyre kupton se aty fshihet arsyeja e çdo mundi, çdo përpjekjeje, çdo sakrifice tonën. Fëmijët janë arsyeja pse ne prindërit zgjohemi çdo ditë me mendimin që të krijojmë një të ardhme më të mirë e sigurt. Ata janë arsyeja pse punojmë, pse japim mund dhe pse kurrë nuk dorëzohemi.
Prandaj kemi filluar të ndërtojmë çerdhe të reja, ku më të vegjlit e lagjes të rriten në mjedise të ngrohta e të dashura. Shkollat ekzistuese janë renovuar dhe sot janë më të bukura, më të sigurta dhe më të mira për nxënësit tanë. Krahas tyre, po ndërtojmë edhe shkolla të reja moderne, mes tyre edhe shkolla “Idnina” për fëmijët me nevoja të veçanta, që do t’u ofrojë kujdesin dhe edukimin që e meritojnë.
Për mua, si prind dhe si kryetar i ardhshëm i Çairit, fëmijët janë arsyeja më e fortë për të punuar pa pushim, që ky vend të bëhet më i mirë e më i dashur, dhe vend i mundësive.
Çdo hap, çdo punë, çdo gur i vendosur në Çair është një premtim i mbajtur. Dhe sot, teksa fëmijët e Fush Topanës na falën buzëqeshjen e tyre, e ndjeva edhe më fort se rruga që kemi nisur është e duhura. Është një rrugë që mban mbi supe përgjegjësinë më të madhe: të ardhmen e tyre.
Çairi do të vazhdojë të zhvillohet. Për fëmijët tanë. Për të ardhmen e tyre. Për gëzimin e çdo familjeje.
Vetëm për ju, ardhmëria jonë.
E mëparshme Pensionistët e Komunës së Çairit, mbështetja e kësaj gjenerate është një nga prioritetet më të rëndësishme.

Connect With Us

Lëvizja Demokratike - #Lëviz