Sot, në Parkun e Çairit, iu bashkova një aktiviteti të organizuar me qëllim ngritjen e vetëdijes për rëndësinë e kujdesit ndaj shëndetit. Në bashkëpunim me mjekë, forume të grave, të rinjtë dhe vullnetarë, qytetarëve u ofruan kontrolle rutinë falas, si matja e shtypjes së gjakut dhe analizat bazike.
Shëndeti është pasuria jonë më e çmuar dhe kujdesi për të duhet të jetë prioritet për secilin prej nesh. Sot e pamë nga afër se sa pak mjafton për të bërë një hap të madh drejt një jete më të shëndetshme. Të kujdesemi për shëndetin është investimi më i mençur që bëjmë, për veten, për familjen dhe për shoqërinë tonë.
