Sonte ishim mysafirë në shtëpinë e familjes Bushi, një familje e njohur esnafësh dhe biznesi në Çair, që prej brezash ka dhënë kontribut në jetën ekonomike e shoqërore të komunës sonë.
Në këtë konak të respektuar biseduam gjatë për zhvillimin e lagjeve tona, për projektet që tashmë janë realizuar dhe për ato që janë në proces e sipër. U ndalëm tek rrugët e reja që po hapin lidhje mes lagjeve, tek investimet në shkolla e universitet, si dhe në shërbimet komunale dhe tek mundësitë e reja që po krijohen për bizneset e Çairit. Banorët e dinë se këto nuk janë veç premtime, por investime që po ndryshojnë pamjen e Çairit, çdo ditë.
Banorët e Çairit janë të vetëdijshëm kush ka punuar me përkushtim për të sjellë projekte madhore dhe kush, e ka bllokuar Çairin për çdo hap përpara. Rezultatet janë të dukshme, dallimet janë të qarta, dhe askush nuk mund t’i fshehë.
Një mirënjohje të veçantë për familjen Bushi për mikpritjen dhe për rolin e tyre të pazëvendësueshëm në forcimin e jetës ekonomike, shoqërore dhe kulturore të Çairit.
