Në mbledhjen e sotme të Qeverisë, miratuam një vendim që shënon një kthesë të rëndësishme për arsimin tonë të lartë….

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë, miratuam një vendim që shënon një kthesë të rëndësishme për arsimin tonë të lartë: Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup i jepet në shfrytëzim të përhershëm një parcelë prej 31.434 m², mbi të cilën do të ngrihet kampusi i ri universitar, një investim madhor prej 40 milionë euro.
Ky projekt është investim në dije, në ëndrra dhe në mundësitë e barabarta që i duhen çdo studenti për të ecur përpara. Me këtë hap, vendosim themelet e një universiteti modern, që do të ofrojë kushte të denja për studim dhe kërkim shkencor, duke e kthyer Çairin në një vatër të gjallë të dijes dhe të zhvillimit akademik.
Jam i bindur se kampusi i ri i Universitetit “Nënë Tereza” do të shndërrohet në një vatër të dijes, ku mijëra studentë do të ndërtojnë rrugën e tyre drejt së ardhmes. Ky është një hap i madh për konsolidimin e infrastrukturës arsimore dhe për forcimin e rolit të arsimit si shtyllë e shoqërisë sonë.
Urime!
E mëparshme Situata në Trubarevë është nën kontroll të plotë

Connect With Us

Lëvizja Demokratike - #Lëviz