Menaxhimit të dobët të mbeturinave po i vie fundi!!!

Menaxhimit të dobët të mbeturinave po i vie fundi, sepse nuk mund të tolerojmë zgjidhje gjysmake e neglizhencë institucionale.
Keqmenaxhimi shumëvjeçar i deponisë në Drislla do të ndërpritet, duke e përmirësuar mjedisin dhe shërbimin ndaj qytetarëve. Në panelin e diskutimit në Batincë, një nga fshatrat më të demtuar nga ky keqmenaxhim, theksova se Drislla do të transformohet në një qendër moderne për trajtimin e mbeturinave.
Tashmë janë marrë hapa konkret, duke instaluar sistemet e filtrimit për mbeturinat mjekësore dhe incineratorin. Kontrolli i ndotjes së ujrave është forcuar e zona do të rrethohet, duke ndaluar hyrjen e qenve endacakë. Bashkë me partnerët evropianë, planifikohet ndërtimi i pesë qendrave moderne për menaxhim me mbeturinat në Maqedoninë e Veriut.
Nuk do të ndalemi! Do të punojmë çdo ditë e vazhdimisht për një mjedis të pastër.
E mëparshme Rruga në Graçan është simbol i rikthimit të shpresës dhe vulë e ndryshimit.

Connect With Us

Lëvizja Demokratike - #Lëviz