Lidhja Europiane për Ndryshim – Takim në Tiranë me presidentin Bajram Begaj

Lidhja Europiane për Ndryshim realizoi takim në Tiranë me Presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj.

Me Presidentin u bisedua për prioritetet koalicionit për integrimin evropian dhe luftën kundër korrupsionit. U theksua se këto synime mund të arrihen vetëm pas ndryshimit të skenës politike në Maqedoninë e Veriut në zgjedhjet e vitit 2024.

Në këtë takim miqësor e konstruktiv u riafirmuan marrëdhëniet e shkëlqyera dhe nevoja për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve, por edhe marrëdhëniet mes forcave intelektuale dhe politike në vendet tona, gjithë kjo me synim për përmbushjen e aspiratave të kombit shqiptar për integrim në BE.

Presidentin Begaj e falënderojmë për mikpritjen dhe takimin konstruktiv.

E mëparshme Opozita shqiptare e bashkuar në Lidhjen Europiane për Ndryshim paralajmëron fitore bindëse

Connect With Us

Lëvizja Demokratike - #Lëviz