LËVIZJA DEMOKRATIKE edhe zyrtarisht hyn fuqishëm në skenën politike të Maqedonisë së Veriut

Shkup, 13 gusht-Lëvizja Demokratike mbajti sot Kuvendin Themelues ku deputeti Izet Mexhiti unanimisht u zgjodh kryetar i saj.

Partia politike Lëvizja Demokratike u zyrtarizua në ditën e 22 vjetorit të nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit dhe në prezencën e mijëra qytetarëve që kishin ardhur nga e gjithë Maqedonia e Veriut në Kuvendin themelues.

“Në emrin tim dhe me miratimin Tuaj, do doja të ofroj të vërtetën tonë të përbashkët. Nuk na solli këtu inati, por koshienca. Nuk na solli lakmia por na frymëzoi vullneti. Nuk u bashkuam për të qen kundër, por për të qen prijës. Nuk u tubuam nga mllefi, por nga entuziazmi. Nuk lëvizëm nga inercioni personal, por nga vendosmëria të lëvizim gjerat përpara, për të mirën e përgjithshme përmes kontributit personal”, tha në fjalimin e tij kryetari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti.

Ai shtoi se në këtë Lëvizje do gjeni memorjen për diferencimin ideo-politik të tetëdhjetave që sakatoste inteligjencën tonë, të planeve për rrënim të mureve që mbronin familjen Shqiptare, për mbrojtjen e flamurit në Tetovë e Gostivar, për protestat rinore në Kumanovë të prera me brutalitet policor, për të rinjtë e prangosur nëpër veturat blu, për vendosmerinë Strugane për të mbrojtur gjuhën, për akcionet që vranë fqinjte, shokët tanë, për ditët kur bulevardi nga Qeveria e deri te Spitali Ushtarak ishin përplot Shqiptar qe dërgonin mesazhin nga qyteti më i madh Shqiptar dhe më i lashtë Dardan.

“Sot, beteja për antarësim fuqiplotë në BE nënkupton sakrifica tjera, të vet-kontrolit, të vet-disciplines, të anashkalimit të përfitimit personal në kurriz shoqërorë, te respektimit të ligjit dhe anasjelltas – të ekzekutimit të ligjeve ashtu që respektojnë sovranin, të prioretiimit të cilësisë dhe avancimit të meritokracisë. Kemi përjetuar lufta kundër nesh. Kemi tejkaluar tentativat për të provokuar konflikte brenda sojit, tani radha është lufta kundër mangësive tona, kundër inateve të imëta, klanizmit e nepotizmit, mbi të gjitha kundër egoizmit që na pengon të kuptojmë dhe pranojmë se suksesi i secilit prej nesh është përfitim për gjithë ne. Prandaj, Lëvizja Demokratike nuk konsideron se mjafton me verbalizmi pro-BE, reproduktimi ligjesh pa respekt të frymës ligjore BE, të vardisjes ndaj byrokracisë BE pa pranim dhe implementim të vet vlerave, standardeve, kritereve dhe eksperiencave Europiane paraprinin krijimin e BE-se. Nuk mjafton më të jemi pro-BE, nëse nuk sillemi ashtu siq jemi dhe ashtu si kërkohet të bëhemi – Europian në vete dhe Europian si tjerët”, vuri në dukje kreu i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti.

Ai tha se Misioni nismëtar i Lëvizjes Demokratike është te bashkon eksperiencën e së kaluarës me vullnetin e së ardhmes. Jo me teori politike, por me shfrytëzim të eksperiencave të atyre len mënjanë përkundër përjetimeve e njohurive të moshës, si dhe me angazhim dhe inkurajim të të rinjve me arsimimin, dituritë, ekspertizat dhe energjitë që nuk shfrytëzohen as për së afërmi mjaftueshëm. Eksperienca e moshës fisnikëron vullnetin e rinisë. Tradita frymozen ardhmërinë. Vuajtja dhe persekutimi i paraaredhseve edukon dhe cementon vendosmërinë e trashëguesve. Ku është potenciali qe do dikton fuqinë e Lëvizjes Demokratike si forcë unifikimi, si fuzion dallimesh që bëjnë bashkimin e fuqisë.

“Vërtet, ndjej aq plot fuqi, aq entuziazëm, ndjej frymëzim kur shof këtë vend përplot, të mbushur cep për cepi. Por, kjo kënaqësi është megjithatë sekondare, minore bile, krahas kënaqësisë që shof kaq shumë zonja, zonjusha, nëna, gjyshe dhe qupeza ulur me ne, pranë nesh, mes nesh. Ju bindi se nuk është floskul vardisjeje politkani kur them se asgjë me shumë nuk më bën të bindur në suksesin tonë sikur prania e Juve zonja. Nuk do ju drejtoj komplimente bukurie, nuk do ju them se jeni boshti lëvizjes, nuk ju premtoj sfilata e gallata. Nuk ju ofendoj dot me boshllëqe të recikluara. Në fakt, kësaj radhe, do kërkoj nga Ju. Të bëheni faktori që do sjell ndryshimin për ju, për hatër, për nevojë, për të mirën e neve gjithëve. Të mos lëshoni pe – por të insistoni. Të mos tërhiqeni para vulgaritetit – por të injoroni. Të mos bëheni “caqet më të lehta për gjahe politike” por të shëndroheni në koc qe zen frymën e akëcilit të mësuar që me një ofendi, nje përbuzje, nje insinuat të ju eliminon nga skena, nga jeta publike, nga obligimi juaj kombëtar e fetar, njerëzor e gjinor që të jeni barabartë jo në numra e statistika, por në obligim e përfitim. Suksesi Juaj është interesi kyq i Lëvizjes Demokratike, posaçërisht në këto vite të apatisë së përgjithshme dhe numrit të ulët të femrave votuese Shqiptare në zgjedhje. Lëvizja Demokratike nuk e konsideron këtë gjendje vetëm si apati, por e identifikon si potencial i pashfrytëzuar jo vetëm për fitore, por për reformë thelbësore, cilësore dhe përmbajtësore të Shoqërisë Shqiptare në Maqedoni. Ky potencial, zonja dhe zonjusha, është arma që frikëson patrijarkalitetin partiak dhe vulgaritetin politik. Arma dhe ardhmëria, është perpikerisht në duart tuaja. Fuqizimi juaj garanton barazinë gjinore”, tha Mexhiti.

E mëparshme Numri 1000 nënshkrime është plotësuar për një orë

Connect With Us

Lëvizja Demokratike - #Lëviz