Klubi futbollistik “Albarsa” nga Shkupi, një hapësirë ku talentet potenciale të fëmijve zhvillohen e farkëtohen më dashuri e profesionalizëm.

Talenti i fëmijve tanë për sport është i jashtëzakonshëm. Po kaq e jashtëzakonshme është edhe puna e klubit futbollistik “Albarsa” nga Shkupi, një hapësirë ku talentet potenciale të fëmijve zhvillohen e farkëtohen më dashuri e profesionalizëm.
Sukseset e klubit nuk mungojnë, ku spikasin pjesëmarrja në turne të ndryshme ndërkombëtare në Gjermani, Danimarkë e Itali. Ky sukses është meritë edhe e njerëzve profesionist, që udhëheqin me ndershmëri e vullnet të hekurt. Nga kryetari Meriton Berisha, njëri nga themeluesit Shaban Hasani (Tabaki), te Kryesia e klubit e përbërë nga Muhamed Alimi dhe Qamuran Sherifi, e stafi i trajnereve si Nexhat Topojani e Agron Berisha angazhohen çdo ditë e vazhdimisht në edukimin sportiv të talenteve.
I themeluar në vitin 2009, “Albarsa” mbetet një derë e hapur për talentet e Çairit e Shkupit. Duke qenë të përkushtuar për të ardhmen e fëmijve tanë, asnjëherë nuk do të mungojë ndihma e përkrahja për klubin “Albarsa”, sepse sporti është sfera ku aktualizohet talenti i yjeve të ardhshme.
E mëparshme “Pensionistët tanë ndanë me mua mirënjohjen e tyre për kujdesin që është treguar ndaj tyre nga qeveria, veçanërisht për rritjet e pensioneve” – I.M

Connect With Us

Lëvizja Demokratike - #Lëviz