Pasditen e kalova me pensionistët e komunës sonë, me biseda të sinqerta, kujtime interesante për të kaluarën dhe ide të vlefshme për të ardhmen e Çairit.
Pensionistët tanë ndanë me mua mirënjohjen e tyre për kujdesin që është treguar ndaj tyre nga qeveria, veçanërisht për rritjet e pensioneve. Nga 1 Tetori ka hyrë në fuqi rritja e fundit, e cila së bashku me rritjen që do të vijë në muajin mars përbën një ndihmë shtesë prej 7 mijë denarësh. Kjo është mënyra se si qeverisim ne: duke punuar për të gjithë dhe duke ofruar më shumë siguri, dinjitet dhe qetësi për qytetarët tanë.
Unë i sigurova se edhe në komunën tonë kujdesi për pensionistët nuk do të mungojë kurrë. Do të vazhdojmë të jemi pranë tyre me respekt, përkujdesje dhe mbështetje, duke nderuar gjeneratën që ka punuar e sakrifikuar për të ndërtuar të ardhmen e vendit tonë.
