Investimi Më i Madh për Komunat: 250 Milionë Euro për Projekte që Përmirësojnë Jetën e Qytetarëve!

Po realizojmë investimin historikisht më të madh për komunat, pa dallime politike sepse në rend të parë i kemi qytetarët dhe cilësia e jetës së tyre!

Pra po ndërtojmë shkolla, çerdhe, salla sporti, rrugë, rrugica, infrastrukturë rrugore e nëntokësore, biblioteka e pishina!

Do të jemi prezent dhe të investojmë në çdo vendbanim duke filluar nga Radusha, Zajasi, Likova, Saraji, Haraçina, e deri në qendër të Tetovës, Gostivarit, Çairit, Strugës dhe Kërçovës.

Derisa aktualisht është e hapur thirrja e re prej 250 milionë eurove për investime konkrete dhe reale, për vetëm 10 ditë janë dorëzuar 160 formularë aplikues për projekte nga komunat dhe ky është një ogur tejet i mbarë.

Edhe një herë ftoj të gjitha komunat të vazhdojnë të aplikojnë në këtë thirrje!

Afati për aplikim është 30.04.2025.

Vazhdojmë!

 

E mëparshme Konferenca e 4-të Ministrore Globale për Sigurinë Rrugore në Marok

Connect With Us

Lëvizja Demokratike - #Lëviz