Konferenca e 4-të Ministrore Globale për Sigurinë Rrugore në Marok

Kaltrina Zekolli Shaqiri si Zëvendësministre e Transportit, kishte nderin të përfaqësoj Republikën e Maqedonisë së Veriut në Konferencën e 4-të Ministrore Globale për Sigurinë Rrugore, e cila po mbahet në Marok. Kjo konferencë ka një rëndësi të madhe, pasi synon të vlerësojë progresin e bërë në zbatimin e Planit Global 2021-2030 dhe të forcojë angazhimin për një vizion të ri mbi mobilitetin e sigurt dhe të qëndrueshëm.
Në kuadër të kësaj konference, nënshkroi një marrëveshje për zbatimin e Planit Global 2021-2030, duke riafirmuar përkushtimin tonë për të përmirësuar sigurinë rrugore dhe për të reduktuar aksidentet në rrugët tona.
Konferenca po vazhdon edhe në ditët në vijim, ku kam mundësinë të takoj dhe të bashkëbisedoj me ministra nga e gjithë bota lidhur me sfidat dhe zgjidhjet për një sistem rrugor më të sigurt dhe më të qëndrueshëm. Do të mundohem të përfitoj nga eksperiencat dhe praktikat më të mira për t’i zbatuar në përmirësimin e sigurisë rrugore në vendin tonë.
E mëparshme Zekolli-Shaqiri: Nënshkruhen 40 kontrata për shit-blerjen e banesave shoqërore, një hap drejt drejtësisë sociale

Connect With Us

Lëvizja Demokratike - #Lëviz