Bulevardi i ri “Mid’hat Frashëri” do të lidhet drejtpërdrejt me rrugën “Xhon Kenedi”

Gjatë vitit të parë të mandatit tonë, një nga prioritetet kryesore pas ndërtimit të bulevardit “Cvetan Dimov” do të jetë shndërrimi i rrugës “Mid’hat Frashëri” (ish “Brigada Maqedono-Kosovare”) në një bulevard modern me gjatësi 1.850 metra dhe profil 25 metra, në bashkëpunim të ngushtë me qytetin e Shkupit.
Ky bulevard do të ketë 4 korsi, shtigje për biçikleta e këmbësorë, si dhe gjelbërim ndërmjet korsive. Ai do të ofrojë më shumë siguri, funksionalitet dhe estetikë për banorët, duke ulur vonesat dhe rritur efikasitetin e transportit urban.
Bulevardi i ri “Mid’hat Frashëri” do të lidhet drejtpërdrejt me rrugën “Xhon Kenedi”, duke lehtësuar qasjen e studentëve drejt universiteteve dhe duke forcuar lidhjen mes Çairit, Shuto Orizarës dhe Qendrës së Shkupit.
Në fazën pasuese parashikohet edhe shndërrimi i rrugës “Xhon Kenedi” në bulevard, duke ndërtuar kështu një qark të ri urban, funksional dhe bashkëkohor për të gjithë qytetarët.
E mëparshme Një zë, një betim! Fuqia jonë nuk ndalet, betimi ynë nuk thyhet. Kjo është rruga jonë drejt fitores!

Connect With Us

Lëvizja Demokratike - #Lëviz