Për Çarshinë, Bit Pazari është themeli mbi të cilin ndërtohet jeta tregtare.

Bit Pazari ka rëndësi të veçantë për Çairin.
Këtu çdo ditë punojnë qindra tregtarë, e nga ky treg mbahen mijëra familje. Bit Pazari ende mbetet qendra kryesore e tregtisë tradicionale, ku fermerët dhe prodhuesit lokalë lidhen drejtpërdrejt me qytetarët, duke gjeneruar gjallëri ekonomike dhe duke mbajtur të fortë biznesin e vogël.
Për Çarshinë, Bit Pazari është themeli mbi të cilin ndërtohet jeta tregtare. Çdo aktivitet aty reflekton në zhvillimin e gjithë zonës përreth, duke e mbajtur aktive ekonominë dhe duke i dhënë fuqi familjeve që jetojnë nga puna e ndershme.
Prandaj, ne e kemi përqendruar vëmendjen tonë tek investimet në Bit Pazar. Synimi ynë është ta modernizojmë, të përmirësojmë kushtet për tregtarët dhe të krijojmë hapësira më funksionale për bizneset. Çdo investim këtu është një hap i drejtpërdrejtë drejt rritjes ekonomike të Çarshisë dhe forcimit të mirëqenies për banorët e Çairit.
Më 19 tetor, me mbështetjen tuaj, do ta vazhdojmë këtë drejtim, që edhe Bit Pazari të jetë vend i zhvillimit, i tregtisë së fortë dhe i fuqisë së ekonomisë lokale.
E mëparshme Çairi po ndërtohet, ashtu siç e meriton.

Connect With Us

Lëvizja Demokratike - #Lëviz