Në konakun e familjes së nderuar të Sait Metallarit, në Teneqe Mahallë

Ishim në konakun e familjes së nderuar të Sait Metallarit, në Teneqe Mahallë.
Gjatë këtij takimi pata mundësinë të bashkëbisedoj me familjen dhe banorët për sfidat që ata përballin çdo ditë, për nevojat më urgjente të lagjes, si dhe për projektet që janë duke u realizuar dhe ato që planifikohen për këtë pjesë të Çairit.
Në fokusin e bisedës ishin investimet që kanë nisur dhe që do të vazhdojnë: përmirësimi i infrastrukturës rrugore, ndriçimi publik, rikonstruksioni i shkollave ekzistuese, ndërtimi i shkollave dhe çerdheve të reja, dhe rritja e standardeve të jetesës për banorët. Të gjitha këto janë pjesë e programit të parashikuar që nga fillimi i mandatit të kësaj qeverie një vit më parë, e që tani kanë hyrë në fazën e zbatimit konkret.
Biseduam edhe për rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm me qytetarët, sepse vetëm përmes këtij bashkëpunimi mund të ndërtojmë një Çair më të barabartë dhe më të mirë. Besimi i qytetarëve është themeli mbi të cilin qeverisim. Kështu do të jetë edhe qeverisja në Çair: transparente, e ndershme, e përgjegjshme dhe e fokusuar tek qytetari.
Faleminderit familjes Metallari për mikpritjen, për respektin dhe për ruajtjen e vlerave që i japin identitet dhe kuptim Çairit tonë.
E mëparshme I dashur Çairi im…

Connect With Us

Lëvizja Demokratike - #Lëviz