I dashur Çairi im…

I dashur Çairi im,
Sot qëndroj para jush me bindjen e hekurt se Çairi meriton shumë më tepër! Po kandidoj sepse Çairi meriton zhvillim të shpejtë dhe të drejtë, meriton institucione që u shërbejnë qytetarëve dhe jo vetes, meriton udhëheqje me vizion, me guxim dhe me ndershmëri.
Unë jam këtu si biri i kësaj toke, si shoku, miku dhe bashkëqytetari juaj. Nuk jam këtu për poste e privilegje, ato po i lë pas krahëve. Jam këtu për një mision shumë më të madh: ngritjen e Çairit në nivelin që meriton, si model i barazisë, i drejtësisë dhe i zhvillimit për të gjithë.
Çairi do të jetë flamurtari i ngadhnjimit politik dhe kombëtar! Do të jetë shembulli i fitores mbi korrupsionin, mbi padrejtësinë dhe mbi ata që e mbajtën peng të ardhmen tonë. Do të jetë vendi ku investimet nuk bllokohen më nga interesat e klaneve, ku shkollat modernizohen dhe lagjet marrin dritë, ku rinia gjen perspektivë dhe të moshuarit respektohen me dinjitet, dhe ku fëmijët rriten pa barriera.
Kjo është beteja jonë e përbashkët, të mos lejojmë që Çairi të jetë peng i korrupsionit dhe pazareve të te klaneve të caktuara. Bashkë do ta mbajmë Çairin krenari të shqiptarëve dhe shembull të një administrate që punon për njerëzit.
Unë nuk ju premtoj mrekulli. Ju premtoj vetëm këtë: se do jem në krahun tuaj, në çdo rrugë, në çdo lagje, në çdo vend ku kërkohet drejtësi dhe ku nevojitet punë. Sepse Çairi nuk ka kohë për humbje. Çairi kërkon vendimmarrje të guximshme, vizion dhe forcë politike për të çuar përpara këtë mision. Çairi meriton qeverisje të ndershme.
Ju më njihni. Ju e dini se dera ime ka qenë dhe do të mbetet e hapur për secilin prej jush. Sepse pa ju nuk ka Çair, pa ju nuk ka zhvillim, dhe pa ju nuk ka të ardhme!
Ky është momenti ynë. Ky është vendimi që do përcaktojë të ardhmen. 19 tetori është dita kur Çairi do fitojë, përsëri!
E mëparshme Gjithmonë kënaqësi të rikthehesh në Haraçinë

Connect With Us

Lëvizja Demokratike - #Lëviz