E vizitova edhe Shkollën Fillore “Liria”, që të sigurohem se ajo është plotësisht e gatshme për nisjen e vitit të ri shkollor!

E vizitova edhe Shkollën Fillore “Liria”, që të sigurohem se ajo është plotësisht e gatshme për nisjen e vitit të ri shkollor! Oborri i rregulluar dhe i ndriçuar, hapësirat e reja pushimore për nxënësit, ambientet e brendshme të pastruara dhe të sistemuara, krijojnë një atmosferë ideale për mësim dhe zhvillim.
Nxënësit do të përfitojnë nga mjete didaktike moderne, rrjeti i internetit është funksional, dhe projekti ekologjik i mbështetur nga Ministria e Mjedisit Jetësor, i cili i jep shkollës një frymë të gjelbër dhe të shëndetshme. Çdo detaj, është menduar për siguri dhe komoditet maksimal për nxënësit.
Ky vit i ri shkollor fillon me energji, entuziazëm dhe mundësi të reja, në shkollën “Liria”.
E mëparshme Shndërrimi i rrugës së Çairçanes në bulevard, prioritet absolut i yni nga dita e parë e mandatit!

Connect With Us

Lëvizja Demokratike - #Lëviz